Site icon Telegrafi

Tridhjetëmijë luftëtarë të huaj veprojnë në Irak dhe Siri

Më shumë se 30 mijë luftëtarë e terroristë të huaj veprojnë në Irak dhe Siri, deklaroi sot drejtori i Komitetit Kundër Terrorizmit në OKB, Jean-Paul Laborde, i cili paralajmëroi për rrezikun e sulmeve terroriste në vendet e origjinës së këtyre luftëtarëve.

“Ata mund të vijnë drejt nesh, por edhe në vendet e tyre të origjinës, si Tunizi dhe Marok”, saktësoi Laborde në një konferencë shtypi në Gjenevë. “Sulmet e tyre terroriste në vendet e origjinës po bëhen gjithmonë e më shumë të mundshme për të kundërbalancuar presionin mbi ta”.

Komiteti Kundër Terrorizmit, që përfaqësohet nga vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, është krijuar në New York pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA.

Exit mobile version