Site icon Telegrafi

Tridhjetë ditë paraburgim për të dyshuarën e dytë për vrasjen e Pinos

Njëzet e dy vjeçarja A.Gj nga Shkupi, e dyshuara e dytë për vrasjen e 26 vjeçarit Pineta Sekondo, sonte ka marrë paraburgim 30 ditor nga Gjykata Themelore Shkupi 1, që pranuan kërkesën nga prokuroria publike për shkak të rrezikshmërisë të arratiset.

Pas hetimit të MPB me urdhër nga prokuroria, A.Gj është e dyshuar se ka thirr të ndjerin Sekondo, ka qenë prezente në momentin e vrasjes dhe ka marrë pjesë në bartjen e trupit dhe fshehjen në afërsi të fshatit Luboten, bashkërisht me të dyshuarin F.A i cili është në arrati, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Detaje për vrasjen e Pinos, prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarën e dytë

Prokuroria sot njoftoi se pas hetimit ka dyshime të bazuara se ka kryer veprën penale të vrasjes. Më 11 dhjetor ajo ka thirr Pieneta Sekondo të takohen në Gjorçe Petrov, edhe pse e ka ditur se prezent do të jetë edhe i dyshuari i parë që ka pasur për qëllim ta vrasë.

Kur ka arritur i dyshuari i parë e ka kërcënuar me armë zjarri, dhe të të tre me automjet kanë shkuar në fshatin Haraçinë. Pasi kanë arritur të dyshuarin kanë pasur diskutim verbal me viktimën, dhe i dyshuari i parë ka përdorur armën./Telegrafi/

Exit mobile version