Telegrafi

Tridhjetë ditë paraburgim për Katica Janevën

 

Prej sot, kryeprokurorja Katica Janeva ndodhet në burgun e Shkupit në Shuto Orizare.

Gjykatësi në procedurë paraprake i caktoi 30 ditë paraburgim. Ajo në rastin ‘Haraçi’ është e dyshuara e tretë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Janeva ka të drejtën e aneksës përmes avokatëve të saj në Këshillin Gjyqësor.

Paraburgimin e kërkoi Prokuroria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Korruspionit.

Janeva akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve dhe ka ndikuar në rastin ‘Peranoria’ më favor të Orce Kamçev.

Në paraburgim për të njëjtën lëndë janë paraburgosur edhe dy të dyshuarit e parë Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski./Telegrafi/