Banori i Tetovës i cili dje u arrestuar si i dyshuar për përdhunim ndaj një fëmije, sot iu shqiptua masa e paraburgim për 30 ditë nga gjykatësi në procedurë paraprake.
Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, Prokuroria Themelore Publike ngriti aktakuzë kundër 61 vjeçarit nga Tetova për të cilin ka dyshime se ka kryer përdhunim ndaj një fëmijë nën 14 vjet, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Gjykatësi në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Tetovë i caktoi masë paraburgimi prej 30 ditë dhe paraburgimin do ta buajë në Entin ndëshkimor-përmirësues Shkup. S.M (61) dyshohet se më 24 shkurt diku ka ora 19:00 dhe 20:00 në rrugën ‘Strasho Punxhur’ në Tetovë në automjetin e tij ka marrë një vajzë të mitur, dhe më pastaj në një lokacion tjetër ka kryer marrëdhënie seksuale”, shprehen nga SPB Tetovë./Telegrafi/