Telegrafi

Tridhjetë ditë paraburgim ndaj kërcënuesve të shefit të OSHP-së

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë dy të dyshuarve për kërcënim të shefit të OSHP-së, Blerim Dina.

Nuri Sallahu dhe Shaban Lushtaku kishin kërcënuar pasditen e të hënës shefin e OSHP-së Blerim Dina.

Në këtë intervistë për Insajderin, shefi i OSHP-së tregon se pasi dy persona e kishin kërcënuar, ai kishte biseduar në telefon me Sami Lushtakun. Ai kishte thënë se i kishte kërkuar kryetarit të Skënderajt që t’ia largonte dy personat që po e përcillnin.