Solidarizimi partiak, zotëri Kurz është një gjë tjetër, kurse budallallëku para traditave demokratike, kulturore dhe multikulturore të një Austrie, është çështje tjetër, kështu ka komentuar në Facebook kolumnisti, Branko Triçkovski në lidhje me praninë e Ministrit të Jashtëm austriak Sebastian Kurz, në tubimin partiak të OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Mesazh për zotëri ministrin austriak. E pra, bukur, zotëri Kurz, dua të ju lus që të përcillni në Vienë, Berlin dhe Paris, se keni qenë në tubimin qendror të një Shoqate Kriminale në Shkup, fitorja e të cilës në zgjedhjet e ardhshme dhe i siguron Evropës valën e më së paku 200.000 refugjatëve nga e keqja në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm dhe ndoshta treqind mijë deri në fund të vitit 2017”, ka shkruar ndër të tjera Triçkovski. /Telegrafi/