Telegrafi

Trichet parashikon ripërtëritje të aktiviteteve të biznesit në vitin 2010

"Momentalisht jemi dëshmitarë të ngadalësimit të tempit të rënies", theksoi Trichet.

Ai tha se tremujori i parë i vitit ka kaluar keq, por shtoi se pret që tremujoret e ardhshme do të jenë më pak të këqija, ndërsa pas përfundimit të vitit pritet stabilizim gradual i aktiviteteve të biznesit.

"Presim të vërejmë rritje pozitive gjatë vitit të ardhshëm",tha Trichet.

Megjithatë ai përmendi se është gabim të besohet se rritja është e garantuar, sepse, siç tha, ekzistojnë më shumë rreziqe.