Telegrafi

Trichet kërkon reduktimin e borxheve

Qeveritë dhe bankat qendrore do të duhej të gjenin një rrugë për të pakësuar borxhet e tyre të krijuara gjatë krizës financiare dhe ekonomike, por në të njëjtën kohë pa e dëmtuar procesin e zhvillimit ekonomik, tha Trichet gjatë takimit të rregullt vjetor të bankave monetare në Jackson Hole në shtetin federal amerikan Wyoming.

Kryetari i Bankës Qendrore të SHBA-së, Ben Bernanke, tha se FED-i në rast nevoje do të mbështesë me masa shtesë koniunkturën jostabile në Shtetet e Bashkuara tw Amerikws. /Telegrafi/