Site icon Telegrafi

Tribunë me temë “Ballkani po evropeizohet apo Evropa po ballkanizohet” u mbajt sot në Shkup (Video)

Ballkani po evropeizohet ose Evropa po ballkanizohet? Kjo është një nga dilemat mbi të cilën në Shkup debatuan intelektual vendor dhe të huaj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas ish ambasadorit Nikolla Dimitrov edhe vendet evropiane si ato ballkanike skajshmërisht janë mbingarkuar me çështje të brendshme saqë rruga e integrimeve tani duket sikur të kapësh një tren i cili ka dalë nga binarët.

Për sundimin e së drejtës por edhe për rolin e PSP-së foli edhe prokurorja Lençe Ristovska, e cila tha se razultatet e punës së tyre priten pasi i tërë procesi të shkojë në fund.

Kthimi i Evropës dhe vlerat e saja të solidaritetit, drejtësisë sociale dhe sundimit të ligjit, sipas panelistëve nuk është ide e humbur, por për momentin sigurisht se është e margjinalizuar./Telegrafi/

Exit mobile version