Site icon Telegrafi

Triatlonistët tanë ngritin flamurin e Kosovës në Spanjë

Sot u mbajt ceremonia hapëse e Kampionatit Botëror të triatlonit, disiplina duathlon, në Ibiza të Spanjës.

Përkundër problemeve që muajve të fundit ua nxori Spanja sportistëve tanë, me mos lejimin e simboleve shtetërore të Kosovës, ekipi i triatlonit, Albion Ymeri, triatlet dhe Gazmend Maxhuni, bartën flamurin tonë në ceremoninë hapëse.

Maxhuni është sekretar i përgjithshëm i kësaj federate dhe njëherësh nënpresident i KOK-ut.

“Urojmë që Spanja të ketë ndryshuar qëndrim dhe të mos e përfshijë politikën me sportin”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Garuesit parakaluan me flamurin e Kosovës në rrugët e Ibizas. /Telegrafi/

Exit mobile version