E sa dalin prej xhamisë, disa të tjerë xhematlinjë mbathin këpucët dhe duart i fusin në xhepa për të marrë nga një cigare nga pakot. I ndezin ato, dhe pasi përshëndeten me njëri-tjetrin nisen në drejtime të ndryshme. Kësisoj, pikërisht në xhaminë e Mahallës së Kusarit, monumentin që komunizmi e la pas dore, e banorët gjatë kësaj periudhe e përdorën për të përpunuar duhan.
Përtej rrëfimeve, një tjetër xhami monumentale në qytetin në perëndim të Kosovës ka disa veçori. Xhaminë e Mahmut Pashës e bëjnë të jetë unike e në llojin e vet.
Në anën tjetër, rrëfimet që lidhen me këto monumente janë të shumta e të ndryshme. Por në mesin e shumë gjërave që i bashkojnë këto tri objekte të kultit islam në Kosovë veçohen dy: të tri objektet e kultit islam janë të bukura dhe që të tria u ndërtuan në shekullin XIX, së paku sipas të dhënave zyrtare.
Xhamia e Kusarëve
Në një kryqëzim rrugësh në një lagje të rrafshët të Gjakovës, bie në sy objekti sakral. Jo vetëm për gjatësinë e minares, por edhe për ndërtimin karakteristik të asaj që njihet si Xhamia e Kusarëve.
Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Gjakovë, që me ligj ka për obligim ruajtjen e monumenteve të moçme, këtë e konsideron si njërën prej xhamive më karakteristike të qytetit. Për kohë të ndërtimit të monumentit që gjendet në vendin e quajtur “Mahalla e Kusarëve”, prej nga edhe e ka marrë emrin, QRTK-ja mban vitin 1800, duke u mbështetur në mbishkrimin që gjendet në hytbe të xhamisë.
Bazuar në këtë, për më shumë se 150 vjet ky objekt u shërbeu banorëve të Lagjes së Kusarëve për kryerjen e riteve fetare. Por jo edhe kur në fillim të gjysmës së dytë të shekullit XX si sistem politik u instalua komunizmi, shkruan Koha Ditore.