Telegrafi

Tri vjet për t’i dhënë pemës së lagjes formën e penisit (Foto)

Anglezi Chris Bishop, me banim në Uorsestershajër, është marrë 3 vite me këtë punë.

“Askush nuk më ka thënë gjë kur punoja me pemën. Mendoj se nuk e besonin atë që po bëja. Mendonin se truri i tyre i pistë po i punonte ndonjë rreng”, tregon 43-vjeçari.

Chris shton se nuk ka për qëllim të ofendojë njerëzit me këtë pemë, vetëm t’i ngrejë paksa humorin.

“Nëse kjo pemë i mërzit njerëzit, unë ia pres menjëherë kokën. Nuk dua të mërzis askënd, dua vetëm që njerëzit të qeshin”, thotë anglezi. /TCH/