Janë bërë plot tri vite që nga koha kur jetës së natës në Pejë iu shtua një prej diskotekave që bëri më së shumti bujë në vend.
Fjala është për “Transit Club” – diskotekë kjo e cil ka sjell dhe vazhdon të sjellë emrat më të mirë të muzikës nga estrada shqiptare.
Tashmë ka filluar edhe sezoni veror i koncerteve, dhe “Transit Club” vetëm sa ka rezervuar dy mbrëmje madhështore në datat 5 dhe 6 korrik.
Më datë 5 korrik i ftuar do të jetë reperi i njohur pejan, Gjiko, me të cilin njëherësh edhe do të kremtohet tre vjetori i hapjes së kësaj diskoteke.
Ndërkohë, mbrëmja e së shtunës ka rezervuar për publikun këngëtarin shumë të pëlqyer, Ermal Fejzullahu, i cili gjithashtu njihet për performancat e tij të zjarrta.
Referuar komoditetit që të ofron dhe artistëve që vazhdimisht sjell, “Transit Club” mund të thuhet lirshëm se është vendi i preferuar i shumë të rinjve për të kaluar një natë ndryshe në qytetin e Pejës. /Telegrafi/