Budapesti do të mbetet gjithmonë një qytet i dashur për kosovarët.
Tri vite më parë në kryeqytetin hungarez u morr vendimi historik për pranimin e Kosovës me të drejta të plota në shtëpinë më të madhe të futbollit evropian UEFA.
Pas 25 viteve pritje dhe izolim të futbollit kosovar, Kosova u pranua në UEFA pas një kongresi që zgjati shumë.
28 shtete votuan pro Kosovës, 24 kundër ndërsa dy të tjera abestuan.
Ish-kryetari i FFK-së, tanimë i ndjeri Fadil Vokrri mbajti një fjalim emocionues para delegatëve në këtë kongres.
“Krejt federata janë pranuar përveç futbollit. 60 përqind e popullit tonë është më e re se 16 vjet. Unë nënshkrua marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë sipas saj anëtarësimi i Kosovës nuk pengon. Ju lus që të votoni për anëtarësimin tonë për shkak të rinisë sonë”, kishte deklaruar Vokrri.
Pranimi i Kosovës me të drejta të plota në UEFA përbëu lajm në gjithë botën, ndërsa 11 ditë më vonë FFK u pranua edhe në FIFA.
Që nga ajo kohë Përfaqësuesja e Kosovës ka përparuar shumë derisa ka zënë pozitën e parë në grupin e saj në Ligën D të Kombeve.
Aktualisht Kosova është në kualifikuese për Kampionatin Evropian ku ndodhet në Grupin A së bashku me Anglinë, Çekinë, Malin e Zi dhe Bullgarinë. /Telegrafi/