Moti i keq që ka goditur vendin në orët e fundit është bërë shkak për vdekjen e tre personave.
Rasti i parë është shënuar në vendin e quajtur Plan i Bardhë në Bashkinë e Klosit, ku 42-vjeçari i identifikuar si Xhevahir Ndoi është rrëmbyer nga uji së bashku me makinën e tij.
Rasti i dytë është shënuar në fshatin Sukë të Këlcyrës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga çatia e shtëpisë si pasojë e erës së fortë.
Mësohet se viktima e dytë nga moti i keq është Kastriot Spahiu, 50 vjeç, i cili kishte hipur në çati për të bërë disa riparime.
Po rreth orës 13:30, efektivët e komisariatit Nr 5 në Kamëz kanë njoftuar se kanë gjetur trupin e një personi të pajetë buzë lumit të Tiranës.
Viktima, ende i paidentifikuar dyshohet se është rrëmbyer nga vërshimi i ujit pas reshjeve të dendura. Bëhet e ditur se viktima është i gjinisë mashkull, rreth 50 vjeç.