Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tri viktima me COVID-19, ndërsa 200 pacientë vijon të trajtohen në dy spitale covid. Kanë humbur jetën një 56-vjeçar nga Tirana, një 63-vjeçar nga Bulqiza, një 67-vjeçar nga Klosi.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, ditën e fundit janë kryer 1008 testime nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 152 qytetarë.
Ndërkohë janë shëruar 194 persona duke e çuar në 8536 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 200 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Rastet e fundit pozitive:
45 raste në Tiranë, 20 në Korçë, 9 në Shkodër, nga 8 raste në Vlorë, Pogradec, 7 në Kavajë, nga 6 raste në Fier, Berat, 5 në Durrës, 4 në Lushnje, nga 3 raste në Pukë, Mirditë, Përmet, Skrapar, nga 2 raste në Lezhë, Tropojë, Mat, Gjirokastër, Divjakë, Dibër, Kolonjë, nga 1 rast në Krujë, Kurbin, Devoll, Rrogozhinë, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Bulqizë, Kuçovë,
COVID-19 – Statistika (3 Tetor 2020)
Testime totale 91146
Raste pozitive 14117
Raste të shëruara 8536
Raste Aktive 5189
Humbje jete 392
(Qarku Tiranë 186, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 11, Dibër 10, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2638
Durrës 571
Shkodër 392
Elbasan 254
Lezhë 265
Korçë 242
Fier 224
Vlorë 189
Kukës 142
Berat 118
Dibër 94
Gjirokastër 60