Tri super vetura sportive, një motoçikletë, Formula 1, aeroplan privat dhe një tjetër luftarak, kanë garuar në një pistë në Stamboll.
Pesë shoferët ishin renditur afër njëri-tjetrit në pistën 400 metra të gjatë, derisa në një tjetër pistë aeroplani privat dhe ai luftarak. Gara është zhvilluar në aeroportin e ri ndërkombëtar të Stambollit, transmeton Telegrafi.
Kampioni i botës nga Turqia, Kenan Sofuoglu kishte vendosur t’i sfidon të gjithë me motoçikletën e tij super të shpejtë Kawasaki H2R, me të cilën ia doli t’i lë pas të gjithë të tjerët.
Ai garoi kundër shoferit britanik të Formula 1, Jake Dennis, Emma Kimilainen me Tesla P100DL, Yagiz Avci me Aston Martin Vantage dhe Toprak Razgatlioglu me Lotus Evora GT 430. /Telegrafi/
Më poshtë ju sjellim karakteristikat e veturave, motoçikletës dhe aeroplanëve.
Lotus Evora GT 430
Shpejtësia maksimale: 315 km/h
Kuaj-fuqi: 430 bhp (320 kW)
Fuqia motorike: 3,500 cc
Çmimi: 112,500 funte
Red Bull Formula 1 RB14
Shpejtësia maksimale: 337 km/h
Fuqia motorike: 1,600 cc
Çmimi: Nuk dihet
Aeroplani luftarak F-16
Shpejtësia maksimale: 2414 km/h
Rrotullimet: 27,000 lbs
Çmimi: 11 milionë funte
Challenger 605
Shpejtësia maksimale: 870 km/h
Rrotullimet 17,458 lbs
Çmimi: 20.5 milionë funte
Kawasaki Ninja H2R
Shpejtësia maksimale: 400 km/h
Kuaj-fuqi: 310 bhp (230 kW)
Fuqia motorike: 998 cc
Çmimi: 42,000 funte
Tesla P100DL
Shpejtësia maksimale: 250 km/h
Kuaj-fuqi: 778 bhp (585 kW)
Shpejtësia: Nga 0-100 km/h për 2.1 sekonda
Çmimi: Nga 85,000 deri më 110,000 funte
Aston Martin New Vantage
Shpejtësia maksimale: 315 km/h
Kuaj-fuqi: 503 bhp (375 kW)
Fuqia motorike: 4,000 cc
Çmimi: 120,900 funte.