Telegrafi

Tri vetura në Lushnje përfshihen nga flakët gjatë natës

Foto: Ilustrim

Tri vetura janë përfshirë nga flakët gjatë natës në qytetin e Lushnjes.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Çlirimi rreth orës 2:30. Makinat e djegura janë një Mercedes Benz, një Audi A4 dhe një automjet transporti tip “Fiat”.

Sipas informacioneve të marra dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Fillimisht nga flakët është përfshirë mjeti tip Benz në pronësi të shtetasit M. K, me pas flakët janë përhapur në të dyja anët, duke përfshirë dhe dy automjetet e tjera. Policia e Lushnjes po heton lidhur me këtë ngjarje ku si ndihmë do jenë kamerat e sigurisë që kanë në këtë zonë.

Lushnjë, informacion paraprak

Sot rreth orës 03:15, në lagjen “Çlirimi” Lushnje, në parkimin e jashtëm të një qendre tregtare, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit N. K., dyshohet si pasojë e një shkëndijë elektrike në automjet.

Për pasojë janë djegur edhe automjetet tip “Audi” dhe “Fiat” të parkuar pranë automjetit tip “Benz”.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja, dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. /Tch/