Site icon Telegrafi

Tri veprime për t’i vënë flakën pasionit

Vera dhe pushimet… periudha më e mirë për të luftuar rutinën dhe ushqyer dëshirën…

Për t’ia dalë, ndiqni tri veprimet e mëposhtme:

1. Jepini kohë vetes

Lodhja, vështirësitë materiale, stresi janë vampirët më grabitqarë të intimitetit dhe të dashurisë. Por duhen njohur, nganjëherë vlejnë edhe për të justifikuar disa grindje të vogla në çift. Jepini kohën e nevojshme vetes për t’iu kushtuar dashurisë. Një mbrëmje në javë, një fundjavë në muaj, disa ditë pushime mund të shndërrohen në takime të paharrueshme për kë ka vendosur të rikuperojë rutinën.

Në çift dëshira rri shpesh e burgosur nga rolet shumë të precizuar të partnerëve si për shembull ai i prindit. Jepini kohë dyshes për të folur për gjithçka përveç familjes dhe punës… Tani, në verë, është pikërisht momenti. Mos e lini t’u ikë…

2. Ç’lironi të pathënat

Asgjë s’është më e dëmshme për dëshirën sesa qortimi i vetes. Sidomos ajo që akumulohet në heshtje dhe që priremi t’ia fshehim vështrimit të tjetrit. Shfajësimi dhe mohimi janë për dëshirën më shumë se sa një bombë. Studimet e seksologëve dhe terapeutëve të çiftit janë plot me pacientë që nuk kanë mundur apo nuk kanë guxuar t’i vënë një emër zemërimit apo edhe acarimit të tyre.

Me qetësi përpiquni t’ia thoni partnerit pakënaqësitë… Pa u rrëmbyer nga zemërimi, shpjegojini partnerit çfarë mendoni se nuk shkon në raportin tuaj.

3. Manifestoni mirënjohjen

Shpesh harrojmë se prania e tjetrit në krahun tonë është një dhuratë. Tregojini sa e vlerësoni mbështetjen e tij, aspekte të ndryshme të personalitetit të tij, apo sjelljen në rrethana të caktuara. Nuk janë vetëm prova të dashurisë por edhe të dëshirës. Kënaqësia seksuale në fakt nuk ushqehet thjesht dhe vetëm nga seksi.

Bëni një kompliment ose thoni faleminderit apo shprehni admirimin: është një mënyrë për të thënë se e keni zgjedhur partnerin tuaj mes të tjerëve. Asgjë s’është më emocionuese dhe më afrodiziak për ndjenjën sesa të qenit unik dhe i vlerësuar nga tjetri për atë që je. Asgjë se nxit më shumë intimitetin. /Telegrafi/

Exit mobile version