Telegrafi

Tri vdekje në QKUK, brenda një dite

Tre persona kanë vdekur nga tetëmbëdhjetë operime që janë bërë të enjten në QKUK. Ende nuk dihen arsyet e këtyre tri vdekjeve.

Drejtori i QKUK-së, Curr Gjocaj, thotë se janë duke bërë verifikimet për t’i mësuar shkaqet, teksa thotë se vdekja e tre vetave brenda një dite mund të ketë qenë rastësi.

“I kemi bërë verifikimet se nga ka mundur të jetë fajtori. Kemi shikuar oksigjenimin e klinikave dhe nuk kemi gjetur që ka pasur diçka të parregullt. Kemi shikuar sistemin e anestizionimit dhe as aty nuk ka diçka jo të rregullt”, ka thënë Gjocaj. Jemi duke bërë verifikime, se a ka ndodhur kjo për shkak të problemeve me shërbimet anësore apo për faj të mjekëve. Ka mundur të ndodhë gjithçka. Ka mundur që e enjtja të jetë ditë fatkeqe. /Insajderi/

Çfarë po ndodh në QKUK? Nisin hetimet pas vdekjeve të dyshimta në këtë spital