Më poshtë i keni disa këshilla dhe truke për iPhone, të cilat me të vërtet se do t’jua lehtësojnë jetën në përditshmëri.
Ruajeni baterinë…
Kur bateria e celularit është duke u harxhuar, ndalimi i disa gjërave mund t’ju ndihmojë në shtimin e jetëgjatësisë së baterisë, transmeton Telegrafi.
Edhe me këto gjëra të fikura, ju prapë mund të pranoni thirrje, SMS etj.
- Settings > Wi-Fi > Off.
- Settings > Bluetooth > Off
- Settings > Privacy > Location Services > Off.
- Settings > General > Cellular > Enable 3G > Off.
- Settings > General > Cellular > Enable LTE > Off.
- Settings > Sounds > vibrate on Ring & Silent > Off.
- Settings > Brightness & Wallpaper > Auto-Brightness > Off.
- Settings > Mail, Contacts, Calendars > Fetch New Data > Off.
Ndaleni muzikën me kohëmatës
Dëshironi të dëgjoni muzikë derisa t’ju merr gjumi, por pastaj muzika mbetet ndezur dhe bateria harxhohet? Për këtë mund të shfrytëzoni kohëmatësin i cili e ndalon automatikisht muzikën.
Për ta bërë këtë, veproni kështu: Clock > Timer > When Timer Ends.
Shkoni më poshtë dhe shtypeni ‘Stop Playing’. Pastaj, caktojeni kohëmatësin sipas dëshirës (p.sh. 30 minuta) dhe shtypeni ‘Start’.
Tani muzika do të ndalet automatikisht pas 30 minutave.
Përdorni kufjet e celularit për të shkrepur foto
Nuk mund të bëni foto të mira për shkak se ju dridhen duart? S’ka problem! Vetëm përdorni butonat e ngritjes apo zvogëlimit së volumit të zërit për të shkrepur fotografi. /Telegrafi/