Mjeku konstaton – bëjeni këtë dhe më në fund do të mund të merrni frymë normalisht!
Alergjia ndaj polenit po bëhet gjithnjë e më e shpeshtë, ndërsa dr. Karan Rajan, i cili shpesh boton këshilla të dobishme dhe i demanton idetë e gabuara në TikTok, tani ka publikuar një video të shkurtër në të cilën ai ka zbuluar tri truke që mund ta lehtësojnë këtë alergji.
Këshilla e tij e parë është të vendosni vazelinë ose vaj kokosi rreth vrimave të hundës, transmeton Telegrafi.
“Kjo do të parandalojë që poleni të depërtojë në rrugët e frymëmarrjes”, thotë ai.
Përveç kësaj, dr. Rajan këshillon që nëse keni qenë jashtë, hiqni rrobat kur të ktheheni, pastaj bëni një dush dhe lani flokët.
“Shumë polen qëndron në flokë, në lëkurë dhe në rroba, ju duhet ta hiqni qafe atë”.
Këshilla e tretë që, siç thotë ai vetë, shumica nuk do ta pëlqejnë të shmangin alkoolin.
“Alkooli mund të rrisë nivelin e histaminës në trupin tuaj, i cili është një kimikat që rrit inflamacionin dhe simptomat e alergjisë”, shpjegon ai.
Reply to @justs0measian hay fever #hayfever #allergies #schoolwithdrkaran #lifehacks
/Telegrafi/