Siç mund ta keni dëgjuar, çfarëdo të thotë Anna Wintour rreth modës, kthehet automatikisht në të vërtet absolute
Gjatë rubrikës së Vogue, “Go Ask Anna”, ajo u pyet se cilat do të jenë trendet më të mëdha të aksesorëve këtë dekadë të re.
Ndonëse vetë kryeredaktorja e Vogue nuk eksperimenton shumë, duke i qëndruar besnike syzeve të mëdha dhe çantave klasike, ajo listoi tri prej trendeve në të cilat duhet të investojmë këtë vit.
1. Linoja dhe aksesorët e kashtës
Pavarësisht nëse vjen në formë çante, këpucësh, kapelash apo rripash, kashta e thurur do të jetë kryefjala e pamjeve të 2020-ës.
Kurse linoja, është materiali i vitit që kombinohet mrekullisht mirë me aksesorët më sipër.
2. Varëset me perla
2020-ta do t’i çojë perlat e 2019-ës në një tjetër nivel! Jeni gati për varëse që kërkojnë vëmendje me kilometra larg? Perlat e këtij viti, po!
3. Çantat në formë kove
Në fakt, ky trend dominon prej vitesh, por në 2020-ën fokusohuni tek çantat me struktura dhe detaje interesante! /Telegrafi/