Site icon Telegrafi

Tri stile flokësh kur flokët nuk ju janë tërësisht të pastra (Foto)

Po ju zbulojnë tri stile të shpejta flokësh të cilat do t’ju ndihmojnë në ditët kur flokët tuaj nuk janë perfekt të pastra.

Edhe damave më të kujdesshme u ndodh që ndonjëherë të mos arrijnë t’i lajnë flokët, mirëpo është e njohur që edhe ato gjithsesi ndoten dhe bëhen të yndyrta pikërisht për shkak të bartjes së kapelave dhe kapelave në formë cilindri.

E pra, si t’i mbuloni ato? Bëni tri stile të këtilla flokësh, transmeton Telegrafi.

Lëvizni vijën e mesit

Floktari Sam McKnight këshillon që të lëvizni vijën anash. Pos që do të mbuloni pjesën e ndotur të flokëve, do të krijoni stil modern, i cili gjithmonë do të duket elegant. E gjitha që ju nevojitet për stilizimin e flokëve janë krehri i mirë dhe llaku i flokëve.

Përdorni karficat për flokë

Me ndihmën e karficave mblidhni flokët në majë koke, mirëpo kini kujdes që të mos i shtrëngoni tepër. Këtë stil flokësh mund ta bartin të gjitha damat, me flokë të drejta apo me kaçurrele.

Bëni halën e peshkut

Hala e peshkut është e përsosur në ditët kur flokët vërtet ju janë të ndotura. Ato në mënyrën më të mirë do të fshehin gjendjen e vërtetë.

/Telegrafi/

Exit mobile version