Telegrafi

Tri skuadrat e mëdha angleze pas yllit të ri gjerman

Talenti gjerman, Benjamin Henrichs është duke kaluar nëpër një formë fantastike këtë edicion.

Mbrojtësi i djathtë ka pasur paraqitje tejet të mira me fanellën e Bayer Leverkusenit.

E pas ndeshjeve të mira ai është bërë cak edhe i skuadrave të mëdha angleze.

Siç kanë raportuar mediat në Angli, tri skuadrat e mëdha, Manchester United, Chelsea dhe Manchester City janë duke e kërkuar talentin gjerman.

19-vjeçari me paraqitjet e mira ka rritur edhe vlerën e tij dhe Leverkusen nuk e lë të lirë për pak para.

Gjithnjë sipas shkrimeve në Angli, Bayer Leverkusen kërkon së paku 20 milionë euro për yllin e saj. /Telegrafi/