Site icon Telegrafi

Tri sinjale që tregojnë se dikush ju pëlqen

(Foto: Pexels)

Nëse jeni nga personat e pasigurt nëse pala e kundërt ia kthen simpatinë, mësoni ku të kushtoni vëmendje.

Ndoshta keni dalë shumë herë me dikë ose thjesht e keni takuar rastësisht dhe i buzëqeshni, por ju shqetëson çështja nëse ju pëlqen apo thjesht e keni imagjinuar. Ekspertët thonë se kjo mund të përcaktohet në një mënyrë të thjeshtë, duke ndjekur gjuhën e trupit.

Lexo po ashtu Katër shenjat që tregojnë qartë se ajo po çmendet pas teje

Në vijim janë tri sinjale të trupit që tregojnë se i pëlqeni dikujt:

Ju prek vazhdimisht

Mënyra e parë për të ditur nëse jeni tërheqëse për dikë është t’i kushtoni gjithmonë vëmendje nëse personi po ju prek, qoftë edhe për një kohë të shkurtër. Nëse po, kjo është një shenjë e qartë e kimisë. Nëse ju prekin në ndonjë mënyrë, edhe nëse ju prekin vetëm shpatullën për një moment, është një shenjë mjaft e sigurt se ata janë të interesuar për ju. Zakonisht kur ju prekin, në të vërtetë janë duke testuar nënndërgjegjeshëm dhe ndonjëherë me vetëdije, se si është ndjenja e të qenit të lidhur fizikisht me ju.

Zgjerim i bebëzave

Me siguri e keni dëgjuar shpesh shprehjen se sytë janë pasqyra e shpirtit. Mund të mësoni shumë duke parë një person në sy. Nëse bebëzat e dikujt zgjerohen ndërsa flet me ju, atëherë patjetër që ju pëlqen. Sipas leximit kinez të shprehjes së fytyrës, sytë janë të lidhur me zemrën, që do të thotë se bebëzat e zgjeruara janë rezultat i tërheqjes së shprehur në mënyrë fiziologjike.

Lëviz gjërat nga tavolina në drejtimin tuaj

Ekspertët thonë se mund ta dalloni nivelin e atraktivitetit të dikujt duke i kushtuar vëmendje vendit ku i vendos gjërat në tavolinë. Për të kuptuar nëse një person ju pëlqen, shikoni me kujdes nëse lëviz telefonin ose pijen në tavolinë. Do të vini re se çiftet ose njerëzit që sapo po njihen me njëri-tjetrin, në mënyrë të pandërgjegjshme dhe ngadalë me kalimin e kohës do t’i afrojnë pijet e tyre më shumë.

Lexo po ashtu Si t’i pëlqeni çdo personi brenda pak çasteve

Përveç këtyre shenjave, njerëzit mund të shprehin interesin e tyre edhe në mënyra të tjera joverbale. Për shembull, dikush mund të jetë veçanërisht shprehës ndërsa flet ose ngre vetullat. Kur përjetojmë një sasi të madhe kënaqësie ose gëzimi për diçka, ne gjithmonë e shohim atë të reflektuar përmes trupit tonë. /Telegrafi/

Exit mobile version