Tre shtetase nga Maqedonia e Veriut, kanë rrezikuar të mbyten pasditen e kësaj të shtune në plazhin e Golemit.
Të tria, kanë arritur të shpëtojnë pasi u është dhënë ndihma e parë nga pushuesit e tjerë, si dhe roja bregdetare dhe zyrtarët policorë të Kavajës, qe ishin me shërbim në vijën bregdetare.
Ata janë dërguar menjëherë në Spitalin e Durrësit për ndihmë mjekësore.
Ndërsa sipas mediave nga Shqipëria dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë, kurse njëra është jashtë rrezikut të jetës.