Drejtoria Komunale e Arsimit në Viti ka njoftuar se tri shkolla nga e hëna do të vazhdojnë mësimin online.
Kjo për shkak të rritjes së numrit të nxënësve të infektuar me COVID-19 si dhe personelit arsimor, stafit teknik e administrativ.Shkollat që do të kalojnë në mësim online janë SHFMU “Dëshmorët e Vitisë” në Viti , SHFMU “Nazmi Pajaziti” në Radivojcë, SHFMU” Skender Emerllahu” në Ramjan.
“Këto shkolla nga e hëna do të zhvillojnë mësimin sipas skenarit C (online) të MASHT-it”, thuhet në njoftimin e DKA-së.
Tutje është thënë se shkollat e tjera gjatë fundjavës janë dezinfektuar dhe do te vazhdohet me testime rapide edhe gjatë javës. /Telegrafi/