Telegrafi

Tri shënjestrat e Unitedit me Mourinhon

Gjasat janë të mëdha që Jose Mourinho ta marrë drejtimin e Manchester Unitedit nga sezoni i ardhshëm, edhe pse akoma asgjë nuk është zyrtare.

The Telegraph raporton se Louis van Gaalit do t’i tregohet dera gjatë verës dhe strategu portugez do të angazhohet në Old Trafford.

Në ndërkohë, po spekulohet për transferimet e mundshme që do t’i bëjë ish-trajneri i Chelseat te klubi i tij i ri.

John Stones, Renato Sanches dhe Zlatan Ibrahimovic, janë tre lojtarët që po monitorohen nga United.

Dhe Mourinho do t’i priste krahëhapur në skuadër. /Telegrafi/