Telegrafi

Tri refuzimet e Wenger për Real Madridin, tani është koha e pendimit

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka qenë shumë shpesh i lidhur me Real Madrid gjatë gjithë karrierës së tij, por francezi ka thënë gjithmonë ‘jo’, sa herë i ësHtë ofruar mundësia për të qenë trajner o Los Los Blancos.

Tani që ka mbetur pa punë pas largimit nga klubi londinez, Wenger nuk është aq i sigurt se ka bërë mirë kur i ka refuzuar.

“Ndoshta unë sakrifikova disa fitore në favor të besnikërisë”, ka thënë ai për Bein Sports.

“Unë isha në vendin e përsosur për mua, kështu që pse të kisha ndryshuar nduke rrezikuar, që të mos ndihesha mirë me punën time?”.

“Sot ndonjëherë mendoj nëse vërtet kisha të drejtë ose jo, duke i refuzuar ata [Real Madridin], por në atë kohë unë ndihesha sikur isha në klubin e duhur”.

Oferta e fundit nga Real Madridi erdhi deri në vitin 2016, me ç’rast Wenger ishte nën presion të madh nga një pjesë e konsiderueshme e fansave të Arsenalit.

Por u bë e qartë se të dyja palët nuk do të punonin kurrë së bashku, pavarësisht ëndrrës së francezit për të pasur sukses në Santiago Bernabeu.

Wenger , një mik i Nasser Al Khelaifi , ka qenë i lidhur edhe me Paris Saint-Germain dhe ai mendon se mund të ketë gabuar me refuzimin e Madridit, por është i lumtur me atë që ndjeu në atë kohë.

Duke i mbushur 70 vjet, javën e ardhshme, Wenger nuk ka plan të stërvisë ndonjë klub tjetër në Angli, dhe puna të Los Blancos është pothuajse e pamundur tani. /Telegrafi/