Site icon Telegrafi

Tri raste të konfirmuara me variantin britanik të coronavirusit në Kosovë

Në Kosovë janë të konfirmuara tri raste të variantit britanik të coronavirusit.

Këtë e bëri të ditur në RTV21, Izet Sadiku, ushtrues i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive.

Sadiku tha se të infektuarit e kaluan sëmundjen pa ndonjë shqetësim të madh.

Ai tutje shton se një hulumtim i publikuar ditë më parë tregon se varianti britanik përveç që përhapet më shpejt, ka dhe vdekshmëri më të lartë.

Po ashtu Sadiku thekson se hulumtimet tregojnë se rreth 83% e njerëzve që kanë kaluar Covid-19 kanë imunitet deri në 6 muaj, ndërsa 17% prej tyre mund të riinfektohen edhe para 6 muajve.

Exit mobile version