MPB njofton se mbrëmë, nga ora 21:00 deri në mesnatë, tre prindër kanë raportuar se fëmijët e tyre janë sulmuar në parkun e qytetit dhe në qendër të Shkupit.
“Me datë 10.02.2024 në ora 22.15, në MPB të Shkupit, M.Sh (46) nga Shkupi, ka raportuar se në parkun e qytetit në Shkup, disa të mitur djalit të tij i kanë marrë para duke e kanosur me send të mprehtë”, ka bërë të ditur MPB-ja për denoncimin në rastin e parë.
Pak më vonë në park është sulmuar një tjetër e mitur.
“Me datë 10.02.2024 në ora 23.40 në SPB Shkup, B.P.(50) nga Shkupi, ka raportuar se në parkun e qytetit në Shkup, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga disa të mitur, me ç’rast i janë marrë para”, thuhet në aplikacion.
Ngjarja e tretë ka ndodhur në qendër të qytetit.
“Me datë 10.02.2024 në ora 21:00, në SPB Shkup, A.R.(50) nga Shkupi ka raportuar se në zonën e Qendrës në Shkup është sulmuar fizikisht djali i tij i mitur nga disa të mitur dhe i janë marrë para”.
Ministria e Brendshme bëri të ditur se është duke i zbardhur të gjitha rastet.