Gjeneva mori vendin e tetë, Bazeli, i cili u vlerësua për herë të parë, renditet në vendin e dhjetë, pas Kopenhagës dhe Sidnejt. Gjithashtu kryeqyteti federal, Berna, është në vendin e 14-të në listë.
Një total prej 231 qytetesh të mëdha janë krahasuar në këtë rangim sa i përket kualitetit të jetës. Për të vlerësuar cilësinë e jetës, 39 kritere janë përdorur për çdo qytet nga pikëpamja e punonjësve, të cilët janë dërguar jashtë vendit. Krimi, stabiliteti politik, sistemi shëndetësor, trajnimi, transporti publik, po ashtu janë vlerësuar vendet rekreative dhe klima.
Qytetet evropiane do të vazhdojnë të sigurojë një cilësi të jetës që ishte ndër më të mirët në planet, sipas studimit. “Ata ruajnë reputacionin e tyre si destinacione tërheqëse si në lidhje me krijimin e aktiviteteve ekonomike dhe punësimin e punonjësve të huaj”.
Metropolet e tilla, si Londra, Parisi, Tokio dhe Nju-Jorku, nuk janë më në top 30.
Singapori është lider në infrastrukturë, erdhi në vendin e 25-të si qyteti më i renditur aziatik, më i mirë se San Francisco (29) në Shtetet e Bashkuara dhe Durban (87) në Afrikë me cilësinë më të lartë të jetës.
Në fund janë Damasku (225), kryeqyteti i Haitit Port-au-Prince (228), Sanaa në Jemen (229) dhe Bagdadi (231). /Telegrafi/