Site icon Telegrafi

Tri propozimet e Thaçit para kabinetit qeveritar

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në një adresim para Qeverisë së Kosovës ka dhënë tri propozime, të shfaqi besimin se do të marrin edhe përkrahjen e ekzekutivit të vendit.

Thaçi propozoi ndërtimin e një kompleksi residencial të institucioneve shtetërore, që sipas tij, është nevojë e kohës.

Presidenti po ashtu propozoi po ashtu ndërtimin e një muzeu të pavarësisë, ku do të ekspozohen artifakte që pasqyrojnë vuajtjet, sakrificat dhe përpjekjet për liri dhe pavarësi.

Kreu i shtetit po ashtu kërkoi të ndërtohet një obelisk për liri në Prishtinë, për të kujtuar siç tha ai sakrificën e të gjitha gjeneratave.

Pas propozimeve të presidentit Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, deklaroi se të gjithë këto propozime do të adresohen në mbledhjet e ardhshme të Qeverisë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version