Portieri i Komoros, Salim Ben Boina nuk arriti t’i siguronte ekipit të tij një fitoreje shokuese në Kupën e Kombeve të Afrikës kundër Marokut me një pritje të trefishtë.
‘Atlas Lions’ fituan 2-0 falë golave të Selim Amallah dhe Zakaria Aboukhlal, por do të kishte qenë më keq për Komoret nëse nuk do të ishin pritjet e çmendura të Ben Boina.
Portieri 30-vjeçar shpëtoi Coelacanths nga një gol në minutën e 77-të, kur ai priti tre gjuajtje nga tre lojtarë të ndryshëm marokenë nga afërsia.
#CAN2021 Retour sur l'énorme prestation, que dis-je la masterclass du gardien marseillais Salim Ben Boina hier face au Maroc ce qui lui a logiquement valu d'être élu homme du match et à certains de découvrir les Comores. @boina_ben félicitations #TeamComoros #MARCOM #Marseille pic.twitter.com/MPdnlyxeiL
— Éric STELLA ©️ (@EricStella13) January 15, 2022
Së pari, ndaloi dy goditje të rrezikshme nga Romain Saiss dhe Adam Masina.
Por, Ben Boina nuk u përfundua aty pasi priti gjithashtu penalltinë e yllit të Sevillas, Youssef En-Nesyri në minutën e 83-të.
Megjithatë, portieri nuk mundi të mbante portën e paprekur pasi Amallah e kishte shënuar në minutë e 16-të dhe Aboukhlal vulosi fitoren vetëm një minutë përpara kohës së plotë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=DwGTDyg-14Y&ab_channel=OurAfricanFootball