Këtë javë, Cineplexx ka filluar me 3 premiera të filmave, të cilat do të shfaqen çdo ditë!
Sot është rritur numri i filmave të cilët do të shfaqen çdo ditë në Cineplexx. Mes këtyre filmave është edhe filmi i parë horror shqiptar, nga regjisori Steven Kastrissios. Ja 3 filmat më të ri që mund t’i shikoni nga sot në kinemanë e vetme RealD 3D në Prishtinë:
Paddington 2
Paddington, tashmë i lumtur pranë familjes Brown dhe një anëtar i njohur i komunitetit kryen disa punë të çuditshme, që të mund të blejë dhuratën perfekte për hallën Lucy në ditëlindjen e saj të 100-të, dhuratë e cila do të vidhet.
Bloodlands
Ngjarja zhvillohet në qytezë të humbur të Shqipërisë, ku një familje tipike shqipëtare bien pre e sulmit të vampirëve të udhëhequr nga shtriga, në rolin e së cilës paraqitet aktorja nga Kosova, Ilire Vinca.
24 Hours to Live
Një vrasës kërkon shpëtim pas dhënies së një shansi të dytë në jetë. Aktorët: Rutger Hauer, Ethan Hawke, Paul Anderson, Nathalie Boltt.
Kjo nuk është e tëra, për ditëlindjën e Cineplexx (qiteni linkun e artikullit per ditlindje), disa nga këta filma mund t’i shikoni për VETËM 2 EURO!
Biletat për ditëlindjen e Cineplexx mund t’i blini çdo ditë prej orës 13:30. Për oraret e filmave klikoni këtu: http://www.cineplexx-ks.eu/filma/