Telegrafi

Tri pozitat ku Valverde mund ta përdor Coutinhon në formacionin e tij (Foto)

Mediat spanjolle kanë filluar të mendojnë rreth pozicionimit të Philippe Coutinhos në formacionin e Ernesto Valverdes te Barcelona.

Ylli brazilian kompletoi dje (e shtunë) transferimin e tij nga Liverpooli te gjiganti katalunas për shifrën e 160 milionë eurove.

Transferimi i Coutinhos në Barcelonë u bë i dyti më i shtrenjti në histori të futbollit botëror pas atij të Neymarit te Paris Saint-Germain për 222 milionë euro.

Lexo po ashtu Zyrtare: Coutinho lojtar i Barcelonës, me një klauzolë prej 400 milionë eurosh

Megjithatë, tani bujë është dukë bërë pozicioni që ylli brazilian do ta luaj nën urdhrat e trajnerit spanjoll, Valverde.

Gazeta spanjolle Marca ka publikuar tri formacione me tri pozita të mundshme ku Valverde mund ta përdor dhe Coutinho do luante pa problem.

Lexo po ashtu Tri mënyrat se si mund të luajë Barcelona me Coutinhon në formacion (Foto)

Pozicioni i parë i Coutinhos është ai i mesfushorit në formacionin 4-3-3, ku braziliani do luante në vend të Andres Iniestas.

Pozicioni i dytë i brazilianit është ai i mesfushorit-sulmues në formacionin 4-4-2 me diamant, ku Coutinho do luante pas shpinës së dyshes, Messi-Suarez.

Pozicioni i tretë i ‘magjikut’ është ai i sulmuesit anësor të anës së majtë, ku Ousmane Dembele do mbete në bankë dhe Coutinho do luante përsëri përkrah Messit dhe Suarezit.

/Telegrafi/