Mediat spanjolle kanë filluar të mendojnë rreth pozicionimit të Philippe Coutinhos në formacionin e Ernesto Valverdes te Barcelona.
Ylli brazilian kompletoi dje (e shtunë) transferimin e tij nga Liverpooli te gjiganti katalunas për shifrën e 160 milionë eurove.
Transferimi i Coutinhos në Barcelonë u bë i dyti më i shtrenjti në histori të futbollit botëror pas atij të Neymarit te Paris Saint-Germain për 222 milionë euro.
Megjithatë, tani bujë është dukë bërë pozicioni që ylli brazilian do ta luaj nën urdhrat e trajnerit spanjoll, Valverde.
Gazeta spanjolle Marca ka publikuar tri formacione me tri pozita të mundshme ku Valverde mund ta përdor dhe Coutinho do luante pa problem.
Pozicioni i parë i Coutinhos është ai i mesfushorit në formacionin 4-3-3, ku braziliani do luante në vend të Andres Iniestas.
Pozicioni i dytë i brazilianit është ai i mesfushorit-sulmues në formacionin 4-4-2 me diamant, ku Coutinho do luante pas shpinës së dyshes, Messi-Suarez.
Pozicioni i tretë i ‘magjikut’ është ai i sulmuesit anësor të anës së majtë, ku Ousmane Dembele do mbete në bankë dhe Coutinho do luante përsëri përkrah Messit dhe Suarezit.
/Telegrafi/