Site icon Telegrafi

Tri pjesë rrobash që duhet t’i keni patjetër në vjeshtë!

Palltoja e hollë – xhemperi në formë valësh duhet të kombinohen me pantallona xhinsi, pantallona të ngushtë, gete, mirëpo mund të kombinohen edhe me fund në formë të shkronjës A, transmeton Telegrafi.

Gjeni fanella sa më komode (të gjera), mantele të holla sportive. Bëni surpriza dhe vishini me funde, si të shkurtra, klasike në gjatësi të mesme ashtu edhe ato të gjata.

Pantallonat xhinse natyrisht janë zgjidhje për të gjitha problemet. Në dollap duhet të keni edhe xhaketë rokeri.

Nëse vendosni për pallto të gjatë – mantel, atëherë do të arrini sukses. Mund të vishni ngjashëm me këtë të cilin e vesh Poshi, por edhe ato nga lëkura e hollë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version