Telegrafi

Tri pistat e ekzekutimit të kryekomunarit të Tërthores

Policia po kryen hetime në tri pista, sipas burimeve të cituara nga gazeta “MAPO” të mërkurën. Pista e parë mendohet të jetë ajo e konfliktit të çastit.

Gjysmë ore para vrasjes Veseli është grindur me dy kushërinj të tij. Pista e dytë ka të bëjë me shpronësimet në pjesën e rrugës Durrës-Morinë.

Bëhet fjalë për një konflikt të para disa muajve me disa banorë të pakënaqur me shpronësimet që e kanë akuzuar kryekomunarin për njëanshmëri.

Ndërsa një tjetër pistë, në të cilën policia po heton është ajo e hakmarrjes politike. Veseli, përfaqësues i Partisë Socialiste, ishte një kandidat potencial për t’u rizgjedhur gjatë zgjedhjeve vendore të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/