Telegrafi

Tri pikë të reja për Barcën

Edhe pse jo në formën e tyre më të mirë, Blaugranët dolën fitues me rezultat prej 2-0, në takimin e zhvilluar të mërkurën mbrëma në stadiumin Chapin.

Thierry Henry kaloi kataluanist në epërsi porsa filloi pjesa e dytë(47’), ndërsa në fund të ndeshjes (90’+3), Zlatan Ibrahimovic dyfishoi rezultatin duke shënuar golin e nëntë personal në La Liga.

Me këtë fitore Barcelona përforcohet në krye me pesë pikë përpara Real Madridit, megjithatë Mbretërit ende nuk e kanë zhvilluar ndeshjen e xhiros së 15-të (kundër Zaragozas, më 20 dhjetor). /Telegrafi/