Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita ka marrë tri pikë të arta nga udhëtimi në Skënderaj duke triumfuar 1-2 përballë Drenicës.
Ndeshja nisi me një rast të mirë të mysafirëve të cilët shpërdoruan nëpërmjet kapitenit Ardian Limani.
Vendasit u kundërpërgjigjën me sulmuesin Kreshnik Uka, por që goditja e tij me kokë shkoi mbi portë.
Deri në fund të pjesës së parë, Lushtaku i vendasve dhe Shabani i mysafirëve patën raste shënimi por që portat mbetën të paprekura.
Kampioni në fuqi i Kosovës e nisi më rrezikshëm pjesën e dytë, kur në minutën e 54-të, Haxhi Neziraj goditi fuqishëm por që topi u ndal nga shtylla pingule.
Golin e epërsisë gjilanasit e arritën në minutën e 65-të, kur Xhevdet Shabani asistoi për Bujar Shabanin që shënoi për 0-1.
Drenica u mundua të kthehet në lojë, por që goditja e Taulant Dajakut në minutën e 71-të goditi vetëm traversën.
Vendasit barazuan rezultatin në minutën e 85-të, kur shënoi nga penalltia Taulant Dajaku.
E në sekondat e fundit të ndeshjes, Drita mori tri pikë tejet të rëndësishme pas golit të shënuar nga Xhevdet Shabani.
Pas kësaj fitore kampioni në fuqi ngritët në pozitën e tetë me 10 pikë të tubuara, ndërsa Drenica zë dy pozita më lart me dy pikë më shumë.
Ndeshjen e radhës kampioni në fuqi do ta zhvillojë para tifozëve të vet ku do të mirëpres Ballkanin, ndërsa Drenica luan në kryeqytet ndaj Flamurtarit. /Telegrafi/