Site icon Telegrafi

Tërmeti në Durrës: Shkon në nëntë numri i viktimave dhe qindra të lënduar

E plotësuar: Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit që goditi vendin këtë të martë. Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se nëntë persona kanë humbur jetën ndërsa vijojnë aksionet për kërkim-shpëtim të personave të mbetur nën rrënoja.

Ndërkohë, sipas njoftimeve zyrtare janë të paktën mbi 600 persona të lënduar./Telegrafi/

—-

E plotësuar: Ka shkuar në 8 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin mëngjesin e sotëm.

Dy persona të pajetë dyshohet ndodhen nën rrënojat një hoteli të shembur në zonën e Golemit. Tre persona humbën jetën si pasojë e shembjes së një pallati në Durrës, ku një prej tyre është një vajzë e mitur. /Telegrafi/

—-

E plotësuar: Në një dalje për mediat Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka konfirmuar se shtatë persona kanë humbur jetën ndërsa vijojnë aksionet për kërkim-shpëtim të personave të mbetur nën rrënoja.

Ndërkohe sipas njoftimeve zyrtare janë të paktën 165 të lënduar, 12 të shtruar në spitali e Durrës dhe 60 në QSUT. /Telegrafi/

—–

E plotësuar: Të paktën gjashtë viktima u raportuan nga Ministria e Mbrojtjes, dy gra në Thumanë, tre viktima në rrënojat e një ndërtesave në Durrës dhe një qytetar i cili ka rënë nga ballkoni në Kurbin.

Qindra forca të ushtrisë, policisë dhe forcave civile janë vënë në gatishmëri të situatës në tre zona, ku janë përqendruar operacionet e shpëtimit, në zonën e Thumanës dhe në dy zona në qytetin e Durrësit.

Nuk dihet ende sa persona mund të jenë nën rrënoja, por disa qindra raportohen nga Ministria e Shëndetësisë se kanë marrë kujdes mjekësor. /Telegrafi/

——

E plotësuar: Ka shkuar në katër numri i viktimave pas tërmetit të sotëm që goditi qytetin e Durrësit ku kishte magnitudë 6.4 shkallë të rihterit.

Situata më e rënduar paraqitet në zonën e Thumanës, ku një pallat është rrëzuar. Dy viktima janë gjetur nën rrënojat e pallatit. Ndërkohë në Kurbin një burrë është hedhur nga ballkoni në panik e sipër.

Sipas raportimeve nga Oranews, viktima e katërt është nga Durrësi. /Telegrafi/

——

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth tërmetit të sotëm në Shqipëri

E plotësuar: Tre janë personat që kanë ndërruar jetë si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi vendin rreth orës 03:50. Viktimat janë banorë të Durrësit, Kurbinit dhe Thumanës.

Ndërkaq një tjetër tërmet është regjistruar në orën 7:08 me magnitudë 6.3 dhe epiqendër 21 km në veri të Durrësit. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Tjetër tërmet godet Durrësin me magnitudë 6.3
——-

Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot në orët e para të mëngjesit, qytetin e Durrësit. Tërmeti me magnitudë 6.4 të riterit është ndierë edhe në Kosovë, Maqedoni, Serbi e Mal të Zi.

Tërmeti ka shkaktuar dëme të shumta në Shqipëri. Sipas raportimeve nga Top Channel, dy persona kanë humbur jetën si pasojë e këtij tërmeti. Viktimat janë banorë të Durrësit dhe Kurbinit.

Lexo po ashtu Tërmeti i fuqishëm, pamje që tregojnë dëmet që ka shkaktuar në Durrës - raportohet edhe për të lënduar

Kristi, studente vitit të tretë të mjekësisë, është konfirmuar si viktima e parë në pallatin disa katësh që u rrëzua në zonën e Kryqit të Kuq në Durrës.

Ndërkohë, një person në Kurbin është rrëzuar nga ballkoni gjatë lëkundjeve të tokës.

Në të gjithë vendin, në Tiranë, Durrës dhe Krujë, sipas të dhënave paraprake 150 qytetarë po marrin shërbim në spitale. Ekipet mjekësore aktualisht është në gjendje gatishmërie të plotë si në Tiranë, Durrës dhe gjithë Shqipërinë, shkruan TCH.

Ministria e Arsimit ka njoftuar se është pezulluar mësimi për ditën e sotme në Tiranë dhe Durrës. /Telegrafi/

Exit mobile version