Site icon Telegrafi

Tri orë e tre minuta mbajti topin “Jabulani” në këmbë

Hernandez arriti të zhonglojë me top në pozicion të ulur për tri orë, tre minuta dhe 14 sekonda, njoftoi AFP.

Hernandez është tifoz i Brazilit ndërsa për “Jabulanin” thotë se është top shumë “i gjallë” dhe se kërcen mirë.

Rekordin e Guinnessit e theu pasi e goditi topin me kokë 319 herë për një minutë, si dhe topin e udhëheqjes së topit në një largësi prej 42 kilometra të cilin e kaloi për shtatë orë e 17 minuta.

Vëllai i Erickut Douglas më 1997 po ashtu vendosi një rekord mbresëlënës. E goditi topin 100.026 herë për 15 orë. Erick tha se në të ardhmen do të përpiqet ta kaloj rekordin e vëllait të tij dhe të mbaj topin në këmbë 24 orë rresht. /Telegrafi/

Exit mobile version