Site icon Telegrafi

Tri ngjarjet kryesore të mbrëmjes sipas UEFA-s: Edhe Kosova pjesë e saj

Kosova ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në rrugën e tyre drejt kualifikimit në Euro 2020.

Dardanët triumfuan si mysafir ndaj Bullgarisë në Sofje me rezultat 2-3, në një ndeshje shumë emocionuese.

E normalisht që e gjitha kjo nuk i ka ikur UEFA-s, e cila e rendit suksesin e përfaqësueses sonë si një ndër tri paraqitjet më interesante të natës.

Ashtu edhe siç ndodhi, UEFA e përshkruan fitoren tonë në profilin e tyre zyrtar në Twitter: “Kosova mori një fitore në minutën e fundit”.

Së bashku më këtë përmendin edhe golin e 20-të të Sergio Ramos me Spanjën dhe se dyshja e Polonisë, Krzystof Pieatek e Robert Lewandowski shënuan në fitoren 4-0 ndaj Izraelit.

Tani skuadra jonë renditet e treta në Grupin A të me pesë pikë, gjersa kombëtarja e Republikës së Çekisë renditet e dyta me gjashtë pak pas fitores ndaj Malit të Zi.

Lexo po ashtu Pas fitores historike të Kosovës, situata në grupin A

Në pozitën e parë vazhdon Anglia, me pikë të barabarta me Çekinë, por me gol dallim më të mirë. Në vendin e fundit renditet Mali i Zi me dy pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version