Site icon Telegrafi

Tri ndeshje, tri fitore: Vashat U19 të Kosovës mposhtin Izraelin dhe bëhen lidere të grupit

Foto: ffk.com

Përfaqësuesja e Kosovës U19 në kategorinë e femrave ka vazhduar me fitore për kualifikimet në Kampionatin Evropian.

Vashat tona kanë mposhtur 2-1 ato të Izraelit, duke e arritur kështu fitoren e tretë me radhë dhe duke u bërë lidere të grupit.

Fillimisht, izraelitet kaluan në epërsi me anë të Talma Tal, që realizoi në minutën e 36-të.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën filloi edhe rikthimi i dardaneve të reja.

Në minutën e 50-të, Eriona Elezi i barazoi shifrat në 1-1, duke u dhënë më shumë motiv bashkëlojtarëve të saj.

Për t’ia siguruar tri pikë Kosovës U19 u përkujdes Rreze Gashi, që realizoi në minutën e 71-të për 2-1.

Kosova është në vendin e parë me nëntë pikë, Izraeli me gjashtë sosh, ndërsa Luksemburgu dhe Gjibraltari ende pa asnjë. /Telegrafi/

Exit mobile version