Përfaqësuesja e Kosovës është duke kaluar nëpër një formë jashtëzakonisht të mirë.
Dardanët nuk dinë për humbje në 11 takimet e fundit ku kanë marrë tetë fitore dhe tri barazime.
Por me fanellat e reja ‘Fourteen’, Përfaqësuesja e Kosovës ka shkëlqyer edhe në Ligën e Kombeve.
Në tri ndeshjet në stadiumin Fadil Vokrri, Përfaqësuesja ka luajtur me fanellat e para që janë të kaltrat.
E me këto fanella Kosova ka bilanc shumë të mirë, pasi në tri ndeshje ka marrë po aq fitore.
Kosova ka triumfuar me fanellat e kaltra ndaj Maltës, Ishujve Faroe dhe Azerbajxhanit
Me po të njëjtat fanella Kosova do të luaj edhe ndaj Bullgarisë ku synon ta vazhdojë bilancin e fitoreve. /Telegrafi/