Site icon Telegrafi

Tri ndeshje, shtatë pikë- Arbnor Morina flet për rezultatet e arritura, pas fitores së fundit ndaj Besës

Arbëria e Dobrajës ka vazhduar të marr rezultate të mira duke befasuar në këto tri xhirot e para, ku ka tubuar shtatë pikë. 

Djelmoshat e Arbnor Morinës kanë arritur triumfin e radhës duke e mposhtur Besën e Pejës në udhëtim me rezultat 3-0.

Trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina, është shprehur i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të tij.

“Angazhimi është i mirë prej ditës së parë kur kemi filluar të punojmë, kjo është një virtyt i këtyre djemve. Një karakteristikë tjetër që djemtë edhe kur nuk po kanë rezultat nuk po bien psikologjikisht. Këta djem po e japin maksimumin në çdo ndeshje”.

“Futbollistëve iu kam thënë se ndeshjet në Superligë duhen të merren një nga një, pasi që secili kundërshtar ka specifikat e veta. Orari për këto pesë ndeshje është shumë i ngjeshur, dhe më tepër po i kushtojmë rendësi rigjenerimit sesa pjesës taktiko-teknike”, ka thënë Morina për “Art Sport. /Telegrafi/

Exit mobile version