Telegrafi

Tri ndeshje mbrëmë në NBA, pesë top aksione

Clint Capela (Photo by Matthew Stockman/Getty Images)

Mbrëmë janë zhvilluar tri ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Një prej ndeshjeve kryesore u zhvillua në Pepsi Center, ku Houston Rockets triumfoi kundër Denver Nuggets me rezultat 109-99.

Clint Capela (Photo by Andy Lyons/Getty Images)

Tri prej aksioneve më të mira të mbrëmjes së kaluar rrodhën nga kjo ndeshje spektakolare e zhvilluar në Texas.

Clint Capela e ngulit topin në kosh pas asistimi të mirë të lojtarit më të mirë të Houstonit, James harden.

Edhe Chris Paul u përfshi në një prej aksioneve, kur e hutoi kundërshtarin e tij dhe më pas shënoi kosh.

Lexo po ashtu Golden State edhe pa Curryn të fortë për Atlantan

Aksioni më i mirë në ndeshjet e mbrëmshme ishte sërish kombinimi i lartcekur Harden si asistues dhe koshashënues, Capela.

Më poshtë mund të gjeni top pesë aksionet e tri ndeshjeve. /Telegrafi/