Elita e futbollit kosovar vazhdon sot me tri ndeshjet e fundit të javës së gjashtë.
Njëra nga ndeshjet më interesante pritet të zhvillohet në Pejë, ku Besa e Pejës pret Dritën nga Gjilani.
Pejanët në këtë takim vijnë pas barazimit në udhëtim te Trepça 1:1 dhe kërkojnë fitore për të mbetur më afër liderit Prishtinës.
Ndërkohë Drita pësoi javën e kaluar humbje në shtëpi nga Hajvalia dhe ka ndryshuar trajneri ku do të tentoj t’i befasojë vendasit.
Kandidati tjetër për titull të kampionit, Gjilani pret Trepçën në një ndeshje ku bardh e kuqtë llogaritën si favoritë.
Ndërkohë ndeshja tjetër do të zhvillohet në Ferizaj, ku skuadra më po të njëjtin emër do të jetë nikoqire e Drenicës. /Telegrafi/